.

Robert Aliaj ka dy fjalë për të gjithë shqiptarët që nuk i pëlqyen këngën: Jeni budallenj

Robert Aliaj e pamë së fundmi të marrë pjesë tek festivali i ‘Këngës Magjike’ ku konkuroi me këngën ‘Ah ku më hodhi zoti’.

Projekti i tij u përfol shumë për faktin se ishte një përshtatje dhe rikrijim i poezisë së Fan Nolit, ‘Anës Lumenjve’.

I ftuar në ‘Thumb’ ai bëri një deklaratë të fortë për shqiptarët që nuk e kishin pëlqyer këngën e tij.

’E verteta është se njërëzit nuk kanë informacion.Janë shqiptarë por nuk dinë asgjë për Shqipërinë ata që janë jetojnë për botën e tyre.Krejtësisht të izoluar.Vetëm sa e konfirmojnë në mënyrën më idiote të mundur që janë budallenj.Se është e pamundur të jesh shqiptar dhe mos të dish se çfarë është rapsodia.Rapsodia është një histori e treguar dhe jo e kënduar dhe është këngë’ është shprehur Robert Aliaj.