.

“Bashkim doganor Kosovë-Shqipëri?”, Rama përgjigjet në ‘Open’: Kemi një marrëveshje në portin e Durrësit, ja cili është hapi i parë

Diplomati Tomorr Alizoti i është drejtuar kryeministit Rama me disa pyetje në emisionin “Open”. Njëra prej tyre është  “Pse s’ka një bashkim doganor Kosovë-Shqipëri?”

Është proces dhe është punuar gjatë.Ka pasur një proces por pala kosovare më pas u tërhoqa.  Si pasojë e presionit nga partnerë dhe institucuone të caktuara. Faktikisht kemi një marrëveshje për vendosjen e tranzitit të Kosovës në portin e Durrësit. Hapi i parë është ky. Pastaj kemi marrëveshje për Morinën.

Nëse deri sot për të hyrë në Shqipëri janë dashur dy palë dokumenta, me marrëveshjene sotme janë 22 dokumenta që rrëzohen.

Janë disa hapa të rëndësishme, po konkretiziohet një proces. Kur vjen puna te ekonomia dhe tregtia ka pasur luftë për ndarjen e kuotave”, u shpreh Rama.