.

U përfolën për ndarje, Khloe Kardashian habit fansat me veprimin e papritur për Tristan

Prej kohësh mendohet se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Shkak për këto aludime janë bërë statuset e ndryshme të ish bashkshortes së tij.

Një nga postimet më të fundit ishte fotoja e pushimeve e vetme me të bijën. Por teksa të gjitha mediat po ‘gumëzhinin’ për këtë lajm ajo i ka hedhur poshtë të gjitha. Ajo ka përgatitur listën e falenderimeve për këtë vit dhe duket se mes tyre është edhe Tristan.
“Mirënjohëse për Tristan”,- shkruan ajo.
Të gjithë janë habitur pas këtij postimi, pasi tradhëtia që i bëri ai para lindjes, është ende e freskët.