.

Veliaj uron qytetarët për çlirimin e Tiranës, flet edhe për punimet në “Unazën e Re”, ja çfarë pritet të ndodhë

Sot është përkujtuar 74 vjetori i çlirimit të Tiranës ku të pranishëm ishin figura të njohura mes tyre edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës  Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij Veliaj është shprehur se Tirana ka nevojë për më shumë punë dhe jo për përçarje, ai gjithashtu ka theksuar se ne e keni në dorë ose ta prishim ose ta djegim ose ta lulëzojmë Tiranën.

Veliaj nuk la pa përmendur edhe protestën që po zhvillojnë banorët e “Unazës së Re” Ndër të tjera ai u shpreh se këta banorë po nxiten nga partitë politike për të na sabotuar por ne nuk do të ndalemi dhe do të vijojmë punën sepse Tirana edhe ne këtë 17 Nëntor ka nevojë për punë, përfundoi Veliaj.