.

U kap me kokainë me vlerë 3 mln sterlina, shqiptari arrestohet në Angli

Një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij britanik pasi janë shpallur fajtorë për trafik kokaine në Angli.

Ata janë dënuar në Angli me 17 vite e 6 muaj burg në total

Gjykata në Londër dënoi me 7 vite e 6 muaj burg 24-vejcarin shqiptar Ervis Zylfi pasi pranoi  akuzat si dhe me 10 vite burg anglezin Andreë Knox, 46 vjeç.

Dy të dënuarit u arrestuan në flagrancë në zonën Enfield në veri të Londrës me 3 Korrik 2018 teksa po ndodhte shkëmbimi i kokainës.

Gjatë kontrollit të makinës, policia britanike gjeti 38 kile kokaine dhe disa telefona celularë. Sipas policisë britanike, sasia e kokainës së sekuestruar nëse shitej në rrugë kapte vlerën prej 3 milion stërlina.

Policia i sekuestroi shqiptarit Ervis Zylfi edhe 35.000 stërlina cash.