.

Risia e ‘Instagram’, aplikacioni po i bën ‘gropën’ vetes me këtë opsion të ri

Instagram prezantoi ditën e djeshme një opsion të ri, i cili ju tregon përdoruesve sa kohë shpenzojnë në aplikacion. Ata gjithashtu mund të vendosin limite në kohën e përdorimit ose mund të bllokojnë përkohësisht njoftimet.

Kompania ‘Facebook’ gjithashtu do të prezantojë funksione të reja për të limituar përdorimin e aplikacionit, duke luftuar varësinë ndaj medias sociale.

Opsioni i ri mund të aksesohet në “Your Activity” në menunë e aplikacionit, të cilën e gjeni në foton e profilit lokalizuar në cepin e djathtë lart të Instagram. Përdoruesit do të njoftohen kur e kalojnë afatin kohor nëse vendosin vetë një të tillë.
Megjithatë kjo duket si në dëm të kompanisë, pasi interesi i tyre është përdorimi i shpeshtë i aplikacionit dhe jo lënia pas dore e tij.