.

Plas keq sherri mes Myftarajt dhe Demaliajt: “Derr, njeri i pështirë, bari delesh”

Emisioni “360 gradë” prodhoi debate të forta mbrëmjen e djeshme.

Të ftuarit, Ilir Demalia dhe Kastriot Myftaraj, u përplasën me njëri-tjetrin, ku nuk munguan edhe fyerje të rënda, si “turi derr”, “gomar” apo “njeri i pështirë”.

E gjitha filloi pasi Demalia iu rikthye çështjes së pronave, e cila sipas tij u shkatërrua me ardhjen e demokracisë.

Pjesë nga debati:

Demalia: Komunistët morën pronën në mënyrë arbitrare, ruajtën kadastrat. Ruajtën pronarët origjinalë në kadastra dhe ’90-t bëri shkatërrimin përfundimtar që nuk e ka bërë asnjë armik i Shqipërisë.

Myftaraj: Ore për ça flet ky se, filloi prapë javë për javë fillon për pronat.

Demalia: A ku mundësi të pushojë ai, Turi?

Zheji: E pushova, nuk po thotë ndonjë gjë, po pyet ça pronash të kanë marrë…

Demalia: Unë nuk jam si ai që e kanë sjell në Tiranë. Nuk njef nënë dhe babë. Kam 300 vjet den baba den në Tiranë.

Zheji: Mos kalo tani nga tema, se një fjalë tha. Mos u provoko.

Demalia: Unë nuk po flas, se nuk më le të flas.

Myftaraj: Çfarë pune bën ky njeri në Amerikë? 30 vjet! Ka bërë ndonjë shkollë?!

Demalia: E kupton sa gomar je. Je njeriu më i pështirë. Je një derrë, fytyra jot është një derr.

Myftaraj: Pasi flasim dy orë këtu na nxjerr një bari. Ky zotëria punon bari atje.

Demalia: Ti je një derr!

Myftaraj: Unë e marr kur dal me delet. Ti nuk ke hyrë në qytetërimin shqiptar, do të hysh në qytetërimin amerikan.

Demalia: O kafshë! Ai është për fat të keq! Shihja fytyrën. Ti rron me shpifje dhe paguhesh për shpifje.

Myftaraj: Ti fillove të shpifësh që në vitit 1990. Në Kinostudio çfarë pune bëje?

Plas sherri/ Demalia-Myftarajt: Derr, kafshë!

Plas sherri/ Demalia-Myftarajt: Derr, kafshë!Ndiqni LIVE emisionin në Youtube këtu: https://youtu.be/9y2RDcLSVnc

Publiée par Ora News sur Jeudi 15 novembre 2018