.

Mimoza Shkodra flet për herë të parë për ndarjen me Seldin: Të gjithë e dinë që…

Ndarja e Seldit dhe Mimozës ka qenë prej muajsh një nga temat më të komentuara të shtypit rozë. Kjo për shkak se çifti u nda krejt papritur në një kohë kur të gjithë mendonin se fejesa e tyre po shkonte për mrekulli.

Mimoza ka folur për herë të parë sot në një intervistë për “Mirage”. Këngëtarja u shpreh se është shumë e lumtur beqare dhe është fokusuar tek karriera.

“Tani jam single. Të gjithë e dinë që jam ndarë. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe jam shumë e lumtur, jam e qetë dhe shumë rehat. Kam shumë punë, projekte të cilat mezi pres të dalin”, u shpreh Mimoza.