.

Shkërmoqet kabineti i qeverisë së May, pas mbledhjes për Brexit japin dorëheqjen 4 ministra

Kabineti i kryeministres britanike Theresa May po shkërmoqet pjesë – pjesë. Një ditë pas një mbledhjeje maratonë ku u diskutua marrëveshja për daljen nga BE, 4 ministra kanë dhënë dorëheqjen.
Është larguar ministri për BREXIT, Raab, zv.sekretarja për BREXIT, Suella Braverman, ministrja e punës, Esther McVey, një mbështetëse e bindur e ndarjes nga BE dhe zv.sekretari për Irlandën e Veriut, Shailesh Vara.
Sterlina është ndërkohë në rënie të lirë në tregje. Kryeministrja britanike paralajmëroi pas mbledhjes se “Brexit do të ketë dhe një referendum i dytë është i pamundur”./Lapsi