.

Ministri shokon të gjithë: S’kam prekur kurrë një kompjuter

 

Është ministër përgjegjës për Sigurinë Informatike, por ka shokuar me deklaratën e tij teksa ka pranuar që nuk ka prekur kurrë gjatë jetës së tij një kompjuter dhe se nuk e di çfarë është një USB.

Yoshitaka Sakurada, 68 vjeç, që mbulon edhe ministrinë e Lojërave Olimpike Tokio 2020 pranoi se që prej moshës 25 vjeç, gjithmonë është ndihmuar nga punonjësit dhe sekretarët e tij kur vinte puna tek kompjuterët.

E ndërkohë pyetjes se si mundet një ministër të parandalojë hakerimët gjatë Lojëra Olimpike nëse nuk di të përdorë një kompjuter, Sakurada u përgjigj se e gjithë makina qeveritare dhe zyra e tij arrin të menaxhojë situatën dhe ta kontrollojë si duhet.

Për të mos folur pastaj kur e pyetën për USB-të, 68-vjeçari dukej i përhumbur kur u përmend kjo fjalë./sotnews