.

Meta në ‘Open’: Njerëzit largohen nga vendi për shkak të konfliktit politik, maxhoranca të bëjë përpjekje për…

Presidenti Ilir Meta deklaroi në studion e “Open” se konflikti politik po largon njerëzit nga vendi. Meta tha se maxhoranca ka rolin kryesor për të bërë më tepër përpjekje.

“Jemi mësuar me teori konspiracioni. Më vjen keq që keni fenomene negative në shoqëri.

Përmes konflikeve të panumërta, shmanget vëmendja nga çështjet esenciale, në mënyrë që të mos kemi këtë situatë. Që mos kemi njerëz që duan të largohen nga vendi, për fat të keq kjo është e rëndë”, tha Meta.

Eni Vasili: Mendoni se njerëzit largohen për shkak të konfliktit politik?

Po, sidomos për njerëzit me aftësi krijuese. I takon maxhorancës të bëjë përpjekje.

Është e lehtë të fajësosh opozitën, ama maxhoranca duhet të marë më shumë përgjgjësi”, deklaroi Meta.