.

Pamjet mahnitëse brenda jahtit 1.5 mln eurosh: Çfarë e bën atë kaq ndryshe nga të tjerët

Silent 55 E-Power është shumë ndryshe nga jahtet e tjerë që mund të keni rastisur ndonjëherë.

Anija ka  30 panele diellore në pjesën e sipërme, që e përdor për të vënë në fuqi motorin e saj.

Jahti ekologjik është i gjatë 17 metra, mund të lëvizë me qetësinë e një barke të vogël, për shkak të motorëve që furnizohen prej energjisë diellore dhe baterive nga litiumi, që nuk lëshojnë asnjë zhurmë.

Jahti që kushton 1.5 milionë euro, mund të prodhojë mbi 10 kw, për të lundruar më shumë se 150 kilometra në ditë, për disa javë me radhë.

Panelet e furnizojnë edhe sistemin e brendshëm, siç është kondicioneri, pajisjet e kuzhinës si dhe pjesët tjera elektrike.

Brenda jahtit mund të qëndrojnë 12 persona, që kanë edhe një dhomë të madhe, galeri, si dhe hapësira tjera për pushim.


Array
(
    [ids] => 114341,114342,114343,114344,114345
    [src] => Array
        (
        )

)