.

Berisha: “Forca e krimit” godet përsëri në Shkodër, maskat largohen për në mbledhjen e organizatës kriminale…

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, lidhur me vrasjen e ndodhur në Shkodër. Ndërsa ironizon operacionin “Forca e Ligjit” duke e quajtur “Forca e krimit” Berisha shkruan se pas krimit maskat u larguan për në mbledhjen e organizatës Rilindja.

“Operacioni “forca e krimit” godet perseri ne Shkoder! Maskat ekzekutojne ne mes te tregut te qytetit nje biznismen dhe plagosin rende nje tjeter. Maskat largohen per ne mbledhjen e organizates kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bushatin per te degjuar porosite e Kallam Deshtakut per konkurrencen me kallashnikov.”, shkruan Berisha.