.

Vangjush Dako i përgjigjet Alibeajt: I pafytyrë! Vëllain e ke të dënuar jashtë për…

Kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i është përgjigjur akuzave të bëra nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj duke thënë se ai do padi në gjykatë. Kreu i Bashkisë Durrës shkruan se Alibeaj “është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon”.

POSTIMI I PLOTË
Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S’ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!