.

Në video u duk barku i rrumbullakosur, Rezarta Shkurta flet për urimet e miqve dhe sqaron të vërtetën e shtatzënisë

Videoja e publikuar nga Rezarta Shkurta duke rreguar pemën e Vitit të Ri bashkë me vajzën Hera dhe bashkëshortin e saj, ka bërë që të nisin aludimet për një shtatzani të mundshme për këngëtaren.Në video ajo shfaqet shumë e mbushur dhe duket qartazi që ka vënë bark.
Megjithatë Rezarta i ka mohuar zërat pas lajmeve të shumta që qarkulluan dhe tregoi se nuk është shtatzënë, thjesht është shëndoshur.

“Lajm i rremë. Nuk guxon njeriu të vëri bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do ju kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke qenë se po më urojnë shumë miq po ju them: ”Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur”,- shkruan Rezarta.
Me sa duket momentalisht këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, kanë menduar t’i përkushtohen vetëm rritjes së Herës.