Jackie Chan është një nga aktorët i njohur për rolet e tij si mjeshtër i arteve marciale.Pak kohë më parë ai bëri të ditur se pasuria e tij shkon rreth 400 milionë dollarë.
Së fundmi 63 vjeçari ka blerë njërin prej 2 jahteve luksoze të serisë ‘Ruying 125 all-GRP’, me gjatësi 38.1 metra.
Bëhet fjalë për një jaht tepër luksoz që zotëron dhe një pistë për uljen e helikopterëve.
Gjatë ceremonisë së marrjes në dorëzim të Jahtit nga ana e aktorit të famshëm, morën pjesë shumë politikanë, bankierë dhe yje të kinemasë.