Meghan Markle ka pasur dikur një blog dhe llogari në rrjetet sociale, por tani që është dukeshë, ajo nuk është pjesë e asnjë platforme.
Në një nga takimet e shoqëruar nga Princ Harry, Meghan ka dhënë një këshillë për të rinjtë përsa i përket efekteve negative të “të jetuarit online”.
Përpara bisedës me vullnetarët e “Live for Tomorroë”, ajo u shpreh se ishte çliruese të mos shqetësoheshe më për sa “pëlqime” merrnin postimet e tua. Meghan gjithashtu tregoi se ta largonte veten nga rrjetet sociale ishte shumë e rëndësishme pasi “lëvdatat dhe kritikat kalonin në të njëjtin filtër”.
“Të rinjtë e kanë shumë të vështirë. Kur je në rrjete sociale dhe sheh një foto nuk e di nëse e ka të lindur apo është thjesht një filtër.”- tregoi ajo.
Kjo është në fakt shumë e vërtetë dhe të gjithë duhet të kujdesemi për ndikimin që kanë rrjetet sociale në shëndetin tonë mendor dhe emocional.