.

VIDEO/ Hapet zytarisht ura më e gjatë në botë, ja shuma marramendëse që është shpenzuar për ndërtimin e saj

Presidenti kinez Xi Jinping ka hapur sot zyrtarisht urën më të gjatë të kalimit të det në botë, nëntë vite pas fillimit të ndërtimit.
Ura është e gjatë 55 km dhe lidh Hong Kong me Macau dhe qytetin kinez të Zhuhai. Ajo ka kushtuar rreth 20 miliardë dollarë për tu ndërtuar.

Punimet për ndërtimin e saj janë ndaluar disa herë për çështje sigurie, pasi të paktën 18 punëtorë kanë vdekur ndërsa punonin.

Xi ndoqi ceremoninë e hapjes së urës që u zhvillua në Zhuhai së bashku me udhëheqësit e Hong Kongut dhe Macau të martën.

Ura do të hapet për trafikun publik të mërkurën.Ajo lidh tre qytete kryesore bregdetare në Kinën jugore, Hong Kong, Macau dhe Zhuhai.

Ura, e projektuar për t’i bërë ballë tërmeteve dhe tajfunëve, është ndërtuar duke përdorur 400,000 ton çelik, të mjaftueshme për të ndërtuar 60 Kulla Eiffel.