.

Shtyhet seanca për dosjen ‘Shullazi, zbulohet kërkesa e avokatëve

Shtyhet sërish seanca për dosjen ‘Shullazi’. Ndonëse seanca ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 10:00, avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e mbrojtjes.

Pas kërkesës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë seancën për në datën 30 tetor, ndërsa në sallë nuk ishte pjesëmarrës asnjë nga të pandehurit.
Rreth dy javë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit të tij, që akuzohen për gjobvënie.

64 vite burg në total ka kërkuar Prokuroria për Shullazin me shokë. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.