.

”Kemi ca drejtora legena”, përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së.Ja çfarë masash mori Rama

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste që u mblodh me urgjencë nga ana e kryeministrit Edi Rama rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Rama u shpreh dje i shqetësuar në mbledhjen e grupit parlamentar për shkak se sipas tij disa drejtorë po i nxijnë faqen qeverisë.

‘’Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, është shprehur dje Rama.

Në një dalje për mediat në fund të kësaj mbledhje deputetja Elisa Spiropali u shpreh se është marrë vendimi për shkarkimin e disa drejtuesve të PS-së në nivel lokal. Spiropali deklaroi po ashtu se po bëhet një analizë e punës së të gjithë drejtorave në të gjithë vendin, pasi sipas saj ka një degradim të marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe qytetarëve.

Vihet re një shkëputje nga disa territore dhe drejtuesve politikë u është kërkuar prezencë  e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët. Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale, por edhe qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje.

Është e rëndësishme që paralelisht te punohet dhe me familjen tonë të madhe politike në territor. Ne kemi shkarkuar disa kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën. Ajo do bëhet prezente më vonë” – tha Spiropali.

Burime bëjnë me dije se janë shkarkuar 11 drejtues të degëve të PS-së në rrethe, po ende nuk janë bërë publik emrat e tyre.