.

Të shtëna me armë zjarri, plagoset 20-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë pasdite në Burrel.

Sipas raportimeve paraprake, dy persona me inicialet O.D dhe E.C janë konfliktuar me njëri-tjetrtin te vendi i quajtur kryqëzimi i Koliqit, ndërsa O.D dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

I plagosur aksidentalisht ka mbetur 20 vjeçari me inicialet M.M, i cili nuk ka lidhje me ngjarjen. Sakaq policia ka shpallur në kërkim dy personat e përfshirë në ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.