.

Redi Popesku arrestohet nga policia, çfarë deklaroi pak kohë më parë për këngëtaren Elvana Gjata

Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Redi Popeskun, pronarin e barit në ish Bllok, ku ndodhi edhe përplasja e rëndë me armë, në të cilën mbetën të vrarë Fabiol Gaxha, bodiguard i Ervis Martinajt, si dhe u plagos ky i fundit, bashkë me shtetasin Eljon Hate.Popesku akuzohet për prishje të provave dhe dëshmi të rreme, me qëllim fshehjen e ngjarjes.
Në dëshminë e tij në polici, Popesku u shpreh se konflikti ishte për tu sqaruar në lidhje me ngacmimin e të dashurës së Ervin Matës, këngëtares Elvana Gjata.

“Me sa kuptova unë, ky ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e të dashurës së Ervin Matës, shtetases Elvana Gjata. Gjithashtu, dua të sqaroj momentin para se të vinte Ervis Martini, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha unë problem që të vinte te dyqani Vis Martini. Unë i thashë se s’kishte asnjë lloj problemi, pasi Vis Martinin e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martini, janë takuar normalisht dhe nuk kishin asnjë shenjë për konflikt. Pra, janë takuar miqësisht dhe nuk kishin ndonjë tendencë për t’u agravuar situata siç ndodhi”, tha Popesku në polici.