.

Aksident i rëndë, 18 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali(Emri)

 

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.

Drejtuesi i një motoçiklete, për shkaqe që mbeten ende për tu zbardhur, në komunën Lamporecchio ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar drejt kangjellave të një banese, sipas mediave italiane.

I riu, Kledis Gixhari, 18 vjeç, përplasi kokën dhunshëm në asfalt, duke humbur jetën.

Bashkë me të, në motoçikletë, ishte një tjetër i ri, i cili nga aksidenti nuk pësoi lëndime serioze.

Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.