.

Tentoi t’i dërgonte drogë djalit në burg, arrestohet 59-vjeçari

 

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të fuste lëndë narkotike të llojit hashash në burg.

Sipas polcisë ngjarja ndodhi në qytetin e Fierit, ku mësohet se shtetasi M.S., 59-vjeç, është arrestuar pasi tentoi t’i dërgonte djalit një sasi hashashi brenda ambienteve ku vuan dënimin.

 

Njoftimi i policisë

Më datë 19.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S. vjeç 59, banues në Fier, sepse në ambientet e IEVP Fier, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 13.60 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se ja kishte sjellë djalit të tij që vuan dënimin aty. Nenet 283/1, 324/a dhe 286 të Kodit Penal.