.

Klientët nuk çohen nga lokali, pavarësisht kufomave në rrugë

Dy persona janë vrarë në plazhin Kaleta të Akapulkos në Meksikë, por kjo gjë nuk i shqetësoi klientët e një lokali aty pranë.

Ata vazhduan të shijonin pijet dhe lëvizëm vetëm për pak minuta për t’iu rikthyer sërish asaj çfarë po bënin.

Qyteza që kohët e fundit është shndërruar në një skenë lufte, është e mbushur me plazhistë dhe turistë të huaj.

Dhuna në Meksikë ka arritur nivelet më të larta në histori.

Megjithëse në Kankun, javën e shkuar u shënuan 14 viktima brenda 36 orëve, ky vend është një ndër më të preferuarit për turistët.

As pamja e ushtarakëve të armatosur që vënë në rregull rendin në plazhet e Maksikës nuk i ka frikësuar turistët.