.

E rëndë/ I riu sulmon me thikë kolegen e punës që e refuzoi (Video)

Pas refuzimit, një person ka goditur me thikë punonjësen e një marketi. Ngjarja e rëndë është filmuar nga kamerat dhe ka ndodhur në lagjen Aziziye, Turqi. Autori i krimit quhet Murat Yildirim dhe kishte punuar në këtë market. Ai i kishte propozuar të resë me iniciale C.T por ajo kishte refuzuar.

Nga inati i refuzimit, Yildirim është futur në market dhe përpara dy klienteve e ka qëlluar 3 herë me thikë të renë e cila ndodhet në spital me tre plagë në gjoks dhe në shpinë.

Në videon e publikuar nga mediat turke shihet sesi autori hyn në market dhe me shpejtësi i ngul thikën të resë duke i tmerruar klientet e marketit të cilat largohen. Murat Yildirim u ndalua nga stafi i marketit dhe u arrestua./Xing.al


Array
(
    [ids] => 106194,106195,106196
    [src] => Array
        (
        )

)