.

Çani i dhuron Ramës ‘zara’ në emision: Ti kesh deri në janar…

Moderatori Arian Çani ka të ftuar në emision mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama. Tashmë ai e ka bërë zakon që sa herë ka të ftuar kryeministrin ti bën nga një dhuratë.

Në një moment, Arian Çani ka nxjerrë dy zara lejla dhe ia ka dhuruar Edi Ramës live në emision. “Ti kesh këto zarat meqë janë ngjyrë lejla dhe ti mund të luash me to deri në janar, ke kohë”, është shprehur Çani, duke ia dhuruar Ramës.