.

Video/Eminem nuk njeh limite, performon nga maja e një prej ndërtesave më të larta në Amerikë

Eminem ka kaluar edhe një herë limitet. Reperi i suksesshëm ka performuar këngën e tij më të re ‘Venom’, nga filmi me po të njëjtin titull.

Eminem dhe emisioni shumë i shikuar ‘Jimmy Kimmel Live’ këtë herë kanë përgatitur një performancë aspak të zakonshme transmeton Gazeta Ekspress.

Reperi ka kënduar nga maja e ndërtesës ‘Empire State Building’, që është një nga ndërtesat më të larta në New Your dhe në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi.

Kjo performacë ka marrë vëmendjen e shumë  kalimtarëve, të cilët kalonin poshtë rrugës dhe janë ndalur për të parë se çfarë po ndodh.