.

Dokumenti/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Prishtinës, Albert Veliu: Kam kërkuar azil në Kosovë sepse…

“BalkanWeb” sjell vendimin e gjykatës së Prishtinës, departamenti i Krimeve të Rënda për Albert Veliun, i njohur ndryshe si ‘dëshmitari X’ në audio-përgjimin ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.

Në procesverbalin e seancës së mbajtur sot një ditë pas ndalimit të Veliut nga autoritetet kosovare, të siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, vetë “Babalja” deklaron arsyet pse ka kërkuar azil në Kosovë.
Ai thotë se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Nga ana tjetër i ka premtuar gjykatës së nuk do të ikë nga vendqëndrimi i tij aktual ku ndodhet bashkë me një prej djemve.

“I kërkuari Albert Veliu deklaron

E kundërshtoj kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit kundër meje për arsye se unë kam kërkuar azil në Kosovë sepse më është rrezikuar jeta në Shqipëri.
I përkrah fjalët e mbrojtësit të tij dhe thekson që nuk ka çtë shtojë më tepër se ç’tha edhe avokati mbrojtës i tij, dhe i premton gjykatës që do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës kur gjykata do ta kërkojnë një gjë të tillë prej tij, njëherazi i garanton gjykatës se nuk do të ikë dhe nuk do të largohet nga vendqëndrimi i tij”, thuhet në procesverbalin e seancës së sotme.

Më tej avokati i tij Tomë gashi jep me detaje situatën në të cilën ndodhet Veliu, që përshkruhet prej tij si një “sandwich”, për shkak se ndodhet në qendër të një lufte politike.

Array
(
    [ids] => 103851,103852,103853,103854
    [src] => Array
        (
        )

)