.

Në foto me Alizotin dhe Babalen, reagon babai i këngëtarit Stresi: Ishin të trembur e pa bukë…

Mbrëmjen e djeshme në Report Tv u bënë publike dy foto ku Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur Stresi shihet në një tavolinë me Fredi Alizotin dhe Bablen.
Ndërkohë sot Lushaj ka reaguar me një postim në “Facebook”.

“Kanë ndenjur këtu afër shtëpisë time, se e njihja prej vitesh… Ishin të trembur e pa bukë. Unë iu afrova këtë këtu afër shtëpisë time. Këtë mund ta bëjë kushdo që është shqiptarë”, shkruan Lushaj.

Më tej ai shton se “çfarë ka folur e dëshmuar, si Alizoti dhe Babalja, le të mbajë përgjegjësitë e tyre secili”.

 

Postimi i plotë:
“Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme e quajtur shqipetarja .com ku vetem shqipetare smund ta quaj .Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj ? Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan .Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time . Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte”

Array
(
    [ids] => 103471,103472
    [src] => Array
        (
        )

)