.

Kapet autori i vrasjes në Mat, ja ku u gjet

Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli të Matit ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Rreth 2 orë pas ngjarjes dhe një ndjekje në terren 40 efektivë policie kanë mundur të ndalojnë autorin e ngjarjes.

“Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet”, deklaron zyrtarisht policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit.