.

Intelektualë dhe studentë mblidhen para kryeministrisë: Ngrini zërin për Xhiselën, ja çfarë kërkojmë

Paraditen e ditës së sotme, deputetët e opozitës, gra dhe vajza janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë bërë thirrje për tu bashkuar në protestë në mbrojtje të Xhisielës dhe kundër shtetit që hesht dhe mbron përdhunuesit.

“Bashkohuni, ngrini zërin në mbrojtje të Xhisielës. Le të mblidhemi bashkë në protestën e shoqërisë civile të henën në orën 17.30”- bënë thirrje deputetët e PD-së.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi, njëherësh Sekretarja e Aleancës së Grave, i ka bërë apel kolegeve të shumicës.

“Thërritini ndjenjës njerëzore të mëmësisë dhe denonconi ngjarjen e paprecedentë. Kërkojmë që kryetari i Kuvendit, presidenti, kryeministri, Ministri i Brendshëm, prokuroria dhe të gjitha institucionet të prononcohen, jo vetëm të distancohen por të dënojnë me forcë këtë ngjarje. Ndaj djalit të deputetit, që është denoncuar për dhunën nuk është marrë asnjë masë, kemi mosreagim nga Ministria e Brendshme dhe kreu i policisë së Shtetit. Ndaj vajzës nuk është marrë asnjë masë mbrojtjeje. Duam të informohemi për cdo masë që do të merret për jetën dhe sigurinë për Xhiselën”-tha ajo.