.

Gjithmonë të rezervuar, ylli i ‘Fifty Shades of Grey’ flet më në fund për lidhjen e saj me këngëtarin e njohur

Dakota Johnson, e cila mori famë të jashtëzakonshme me rolin e saj të Anastasia Steele në serinë e filmave “Fifty Shades”, ka folur më në fund për jetën e saj private.

Prej kohësh, Dakota Johnson është në një lidhje me këngëtarin e grupit “Coldplay”, Chris Martin.

Dakota dhe Martin e kanë mbajtur lidhjen e tyre mjaft private, ndërsa e pyetur së fundi për këtë, Dakota thjesht ka thënë: “Nuk do të flas për këtë. Vetëm do të them se jam shumë e lumtur”.

E duket se privatësia i ka bërë vërtetë mirë çiftit, pasi edhe për Martin është lidhja e parë që i ka zgjatur kaq shumë. Që pas ndarjes nga gruaja e tij, aktorja Gwyneth Paltrow.