.

Basha: Xhafaj dhe Balla lidhje të hapura me krimin, përgjigje i jep…

Kryedemokrati Lulzim Basha, në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili u shpreh se për sa kohë  që deputeti socialist Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë lidhje me kriminelë, nuk mbetet gjë tjetër veçse vetingu në politikë. Basha shtoi se ne si qytetarë nuk na mbetet gjë tjetër për të zgjidhur vetëm të presim këtë veting t’i japë zgjidhje.

“Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, i cili ka pranuar publikisht se ka lidhje me një kriminel të dënuar më 21 vite në Itali. Falë mbështetjes së Taulantit ai ka fituar tender 10 milionë euro. Prokuroria nuk e heton Taulant Ballën, grupi parlamentar socialist nuk e largon. E çfarë na ka mbetur ne? Vetëm vetingu në politikë. Vetingu do ti japë përgjigjen. A ishte Taulant Balla që tha unë e kam mik pjesëtarin e bandës së Lushnjës? A është ky njeri që me mbështetjen e Ballës ka fituar 10 milionë euro?

Rasti Xhafaj është provuar publikisht se ka mbrojtur të vëllanë për trafik droge, por ministri thotë se nuk e jep dorëheqjen. Xhafaj ka ka ndryshuar ligjin për lojrat e fatit. Ortakët e Xhafajt sot kontrollojnë 13 e industri të bixhozit. Këto janë fakte jo akuza politike”, tha Basha.