.

Akuza e fortë e Bashës: Ja plani i Ramës dhe Vuçiç për shkëmbimin e territoreve

Në minutën e fundit të emisionit “Open” me gazetaren Eni Vasili, kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së  shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Basha akuzoi Ramën se së bashku me Vuçiçin ka përdorur lobingjet për të çuar përpara këtë projekt, që do të destabilizonte rajonin e Ballkanit.

“Edi Rama është i përfshirë plotësisht në planin ogurzi të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me presidentin serb Vuçiç, Rama ka përdorur lobingjet për të çuar përpara këtë projekt, që do të destabilizonte rajonin e Ballkanit. Gjithsesi tashmë ndërkombëtarët i thanë jo kësaj ideje ogurzezë dhe ne duhet të shikojmë përpara”, deklaroi Basha.