.

Video/Ankorohet në portin e Sarandës superjahti i miliarderit rus

 

Superjahti i miliarderit rus Andrey Melnichenko është ankoruar në Sarandë, por nuk dihet nëse brenda mjetit lundrues është biznesmeni rus.

Kjo gjë i ka bërë përshtypje qytetarëve të Sarandës, por edhe pushuesve, të cilët po shijojnë këto ditë të ngrohta.

Me sa duket, miliarderi rus ka zgjedhur të rikthehet në brigjet shqiptare, ndërkohë që “BalkanWeb” ka siguruar pamjet e superjahtit teksa ankorohet në portin e Sarandës.