.

Pasi fsheh dashnorin tek dhoma e gjumit, gruaja zihet me burrin për të shpëtuar nga situata, por i ndodh gjëma

Një grua gjermane 38 vjeçare është treguar e vëmendshme në momentin që bashkëshorti i saj arriti në shtëpi dhe e fshehu dashnorin në dollap.
Mediat e huaja raportojnë se ajo nisi të grindej me bashkëshortin me qëllim që ai mos të zbulonte të dashurin e fshehur në dhomën e gjumit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Bremen, ka konfirmuar policia gjermane, e cila ka shkuar në vendngjarje pas thirrjes që patën nga fqinjët e çiftit të trazuar.

Mësohet se policia tentoi të qetësojë çiftin që po grindej, por pasi nuk e arriti diçka të tillë i arrestoi.

E jo shumë kohë pas kësaj, policia mori një thirrje për ndërhyrje në banesë. Fatkeqi i ngujuar në banesë nuk kishte mundur të dalë nga banesa e mbyllur dhe ai kishte thirrur miqtë që ta ndihmonin.

Policia s’ka bërë të ditur ende nëse dashnori ka përfunduar në të njëjtën qeli me çiftin e arrestuar.