.

Kur lotët mund të bëjnë të pasur, shikoni çfarë bëri motra e Miley Cyrus pas ndarjes nga i dashuri

Motra e këngëtares së njohur Miley Cyrus është duke kaluar një periudhë tepër të vështirë të jetës pas ndarjes nga reperi Lil Xan.Ndarja e tyre bëri shumë bujë dhe arsyeja e këtij vendimi nga ana e Noah ishte pikërisht tradhëtia, të cilën mesa duket nuk e ka falur dot.

Kjo ndarje e ka lënduar shumë motrën e Miley-t e cila gjatë kësaj kohe po kalon një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj. Por për të kaluar deri diku dhimbjen, ajo ka vendosur që lotët që ka derdhur gjatë kësaj kohe t’i mbledhë dhe t’i shesë. Ditën e sotme ajo ka nxjerrë në shitje lotët e saj me një çmim prej 12.000 dollarësh dhe janë në treg vetëm për 48 orë.