.

Aksidentohet me makinë deputeti Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është përfshirë sot në një aksident rrugës për të Shkuar në Shkodër.

Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i grupit parlamentar të PS përmes një postimi në Tëitter.

Balla thotë se ishte nisur drejt Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte është përfshirë në një aksident automobilistik, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Deputeti shprehet me ironi që për aksidentin të njoftohet edhe “qytetari digjital”.

“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT , makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”-shkruan Balla në rrjetet sociale.