.

Emrat/ U kapën me 128 kg drogë, ja kush janë të arrestuarit

Këtë të premte u arrestuan me drogë në Igumenicë tre shqiptarë pasi janë kapur me 128 kg marijuanë. Sakaq janë zbardhur emrat e shqiptarëve.

Renols Metat Meta, i datëlindjes 1989, lindur në Burrel e banues në Sarandë dhe Jurgen Vladimir Gjonaj 24-vjec, janë vënë në pranga, bëri me dije policia greke. Në makinën me të cilën lëviznin u gjetën rreth 51 kg kanabis.

Një tjetër person është arrestuar po këtë mëngjes në Igumenicë, në një tjetër aksion policor. Ai është Grisild Ajet Qoku, 30-vjec nga Delvina. Në mjetin me të cilin lëvizte u gjetën rreth 77 kg kanabis.