.

E pabesueshme! Modelja 21 vjeçare, e vetmja që po arrin të çojë Leonardon drejt altarit

Mund të duket e pabesueshme por Leonardo DiCaprio mund t’i drejtohet altarit. Kështu shkruajnë mediat e huaja së fundmi të cilat theksojnë se ylli hollivudian është në prag të kurorëzimit me të dashurën 21-vjeçare Camila Morrone. Sipas burimeve Us Weekly, të afërta me çiftin, gjërat janë bërë serioze midis DiCaprio dhe modeles.

“Ata janë të dashuruar dhe e kanë seriozisht. Ai është gati që të ketë fëmijë. Dhe sa për Morrone? Ajo dëshiron shumë të ketë fëmjë të vegjël përreth dhe do që të ketë fëmijë me Leon, por kërkon që të martohen fillimisht. Camila është shumë tradicionale kur bëhet fjalë për këtë aspekt”, është shprehur burimi.