.

Treni përplas makinën, 11-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Pasditen e sotme një fëmijë ka mbetur i plagosur pasi treni ka përplasur një makinë.

Policia njofton se rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “ Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.