.

Live/ Kamza kalon në avantazh ndaj Tiranës, shënohet goli i parë

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Tiranës dhe Kamzës e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore. Pas një sezoni të errët që u shoqërua me rënien në Kategorinë e Parë, bardheblutë janë rikthyer në elitën e futbollit më të etur se kurrë. 24 herë kampionët e vendit do të kërkojnë ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshëm këtë kampionat, duke shpresuar pse jo te titulli kampion.

Nga ana tjetër, Kamza e Bledar Devollit, do të ishte e kënaqur edhe me një barazim në këtë takim, pasi Tiranë është favorite. Kamzalinjtë vijnë në këtë sezon me ndryshime të shumta në organikë dhe objektiv kanë mbijetesën. I çuditshëm aktivizimi i Sebino Plakut.

bandicam 2018-08-18 20-49-49-365

TIRANA-KAMZA 0-0

76′ Arrabal ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Karabecit.

71′ Zëvendësim te Kamza, largohet Mumajesi vendin e tij e zë Rezi.

71′ Avdyli shpëton nga një gol i sigurt portën e Kamzës. Karabeci harkon një top në zonë, Turtulli e prek pak me kokë, por portieri Avdyli i vëmendshëm duke e larguar në këndore.

66′ Pranë golit Tirana me Sentamun. Sulmuesi lëviz bukur në zonë, provoi me një gjuajtje të rrezikshme, topi devijohet nga portieri në këndore.

64′ Zëvendësimi i dytë te Kamza. Largohet Teqja i dëmtuar vendin e tij e zë ish-mbrojtësi i Milanit, Klaudio Bonani.

61′ Blazhevski provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi përfundon në duart e portierit.

59′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kobina, vendin e tij e zë Blazhevski.

58′ Ze Maria bën lëvizjen e parë, largohet Greca, vendin e tij e zë Hasani.

56′ Kamza afrohet rrezikshëm në portën e Abibit. Beqiri gjuan në rrëzim e sipër, topi shkon jashtë kuadratit.

55′ Karabeci ndëshkohet me karton të verdhë, për një goditje ndaj Arrabal.

53′ Maveje provon me një goditje tokazi, por topi përfundon në duart e portierit Avdyli.

46’ Zëvendësim në radhët e Kamzës. Mehment hidhet në fushë në vendin e Zisit.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Shtylla i mohon golin e avantazhit Tiranës. Devijimi i Turtullit përfundon në shtyllë. Pa fat bardheblutë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Zisi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Dokës.

43′ Një tjetër mundësi për Tiranën. Karabeci kroson për Turtullin, ky i fundit godet me kokë, por jashtë kuadratit.

42′ Erlis Frashëri është i ndëshkuari i parë i sfidës. Ndërhyrja e gabuar ndaj Grecës i ka kushtuar korçarit.

41′ Karabeci provon me një gjuajtje nga e djathta drejt portër, kontrollon në 2 kohë portieri i Kamzës.

37′ Zisi provon të surprizojë me një goditje nga e majta, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

35′ Karabeci hedh një top në shtyllën e parë, grushton portieri Avdyli.

34′ Kobina fiton një faull pas ndërhyrjes së gabuar të Mumajesit.

26′ Pranë golit Tirana. Krosimi i Erando Karabacit devijohet nga Turtulli, por ndërhyn në dy kohë Avdyli, më pas largon Teqja.

24′ Roloviç provon me një goditje, topi shkon në duart e portierit Abibi.

18′ Plaku merr një top nga mesfusha dhe niset drejt zonës, por del portieri Abibi, i cili largon topin me kokë.

15′ Goditje nga këndi për Tiranën, Beqiri largon topin me kokë.

13′ Goditje dënimi për Kamzën. Plaku kroson nga e djathta drejt zonës, por portieri Abibi grushton topin duke larguar rrezikun.

10′ Duele të shumta në mesfushë, këshillohet Atinga i Tiranës.

6′ Maveje provon me një goditje fluturimthi, topi përfundon shumë larg kaudratit. Gjuajtje tërësisht e gabuar.

5′ Tirana fiton terren duke iu drejtuar zonës së Kamzës, ende asnjë gjuatje e rrezikshme drejt portës.

3′ Kamza kërkon të avancojë në zonën e Tiranës, por lojtarët bardheblu janë të vendosur mirë.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”, Kamza luan topin e parë nga qendra.

TIRANA: Abibi, Doka, Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Maveje, Daja, Karabeci, Kobina, Greca, Sentamu. Trajner: Ze Maria       

KAMZA: Avdyli, Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Mumajesi, Zisi, Plaku, Roloviç. Trajner: Bledar Devolli /Panorama