.

Vetëvritet këngëtarja e njohur, ja arsyeja

 

Është ndarë nga jeta në moshën 43-vjeçare, vokalistja e grupit “Huntress”, Jill Janus.

Lajmin për këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë grupi përmes një postimi të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ata kanë treguar se Jill kreu vetëvrasje, shkruan BBC.

Në  deklaratë grupi tregojnë se ajo po luftonte me një sëmundje mendore, të cilën po shpresonte ta tejkalonte.

“Zemrat tona janë thyer, ajo do të na mungojë më shumë, sesa do ta kishte menduar ndonjëherë”, shkruhet në deklaratë.

“Huntress” janë një grup i formuar në vitin 2010, të cilët kanë nxjerrë në shitje plot tri albume, dhe aktualisht janë në përgatitje të albumit të katërt.