.

Përplasen dy makina tek “Pallati me Shigjeta”, mbetet i lënduar një nga drejtuesit

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja në fjalë ndodhi tek “Pallati me shigjeta”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur njëra pas tjetrës. Mësohet se një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë frenimi i menjëhershëm i një prej makinave, ndërsa tjetra që ka ardhur nga pas e ka goditur. Sakaq, policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes.