.

Kur ishte 2 vjeç i zbuluan sëmundjen, pas 10 vitesh mësuesi i tij bën gjestin e rrallë dhe i shpëton jetën

Një djalë i ri që aktualisht është në klasën e gjashtë, arriti të fitonte një shans të dytë për të jetuar. Kjo gjë u bë e mundur falë gjestit të vecantë të mësuesit të tij që i dhuroi  veshkën.

Djali i vogël i familjes Koebecke, Kaden, u diagnostikua me sëmundjen që kur ishte 2 vjeç. Në moshën 5-vjeçare, ishte i ati i dhuroi veshkën por trupi i tij nuk e pranonte organin.

Teksa vitet kalonin, gjendja e tij bëhej edhe më keq. Kur arriti 12-vjeç, mjekët thanë se Kaden kishte nevojë për një transplant tjetër, po nga një donator i gjallë.

Mësuesi i teknologjisë në Akademinë Kristiane në Grace, William Wilkinson vendosi t’i dhuronte veshkën e tij, pasi sipas tij, ndihej i detyruar. Kjo, për shkak se i biri i mësuesit mundi të fitonte ndaj të njëjtës sëmundje kur ishte vetëm 2 vjeç.

Transplanti i veshkës u bë ditën e martë në Spitalin Egleston dhe rezultoi me sukses për të voglin i cili ndodhet në gjendje të stabilizuar.