.

Dhunojnë dhe i shkatërrojnë zyrën ekspertit, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim, pasi një ditë më parë kanë kanosur dhe dhunuar me grushte një ekspert për vlerësimin e pasurisë.

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e ekspertit me inicialet L.Zh. 68 vjeç në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit L.Xh. 34 vjeç dhe M.Xh. 27 vjeç.

Sipas policise, dy vëllezërit pasi kanë dhunuar 68-vjeçarin i kanë shkatërruar edhe zyrën e punës. Policia e Durrësit sqaron se konflikti mes palëve ka lindur për motive pronësie.

Policia po punon për kapjen e dy vëllezërve, të akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.