.

Kreu i demokratëve në Durrës sulmon Bashkinë: Janë në zyra nga paratë e drogës, sezoni turistik është kthyer në stres

Kreu i PD-së të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj denoncoi sot publikisht infrastrukturën në qytetin bregdetar. Ndërkohë nuk i kurseu kritikat për bashkinë.
Në reagimin e tij Xhaferrajt rendit disa nga problemet që sipas tij ka Durrësi.

Reagimi i Ferdinand Xhaferrajt:
Ndërhyrjet në rrugë bëhen pa transparencë apo zhvillim të qytetit me planifikim. Nuk ka asnjë tabelë se kur fillin dhe mbaron puna, se kush e ka fituar tenderin, sepse nuk ka dhe bashkia vetëm ka bërë biznesin e radhës. Qytetarët e dinë që ky qytet ka problem kanalizimet sepse përmbytet disa herë në vit. Ky qytet ka problem mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe Porto Romano është bombë ekologjike. Por këtu bëhen ndërhyrje vetëm për makiazh dhe fasadë. Rrugët po zvogëlohen dhe trafiku po rëndohet. Zgjerimi i trotuareve nuk është gjë tjetër vetëm afera e radhës për parkingjet me pagesë që planifikon që të bëjë Bashkia. E gjithë kjo arrogancë buron se nuk janë në ato zyra si rezultat i votës por si rezultat i parasë së drogës, dhe kjo është një arsye më shumë që ky sezon turistik është kthyer në një stres për të gjithë.