.

Përmirësohet gjendja e këngëtares Demi Lovato, nis rehabilitimin

 

 

 

Është përmirësuar gjendja e Demi Lovato-s.  Ish-ylli i ‘Disney’-t, sipas shtypit amerikan, është duke iu përgjigjur mirë kurave mjekësore dhe brenda ditës së diel duhet të lërë spitalin.

Pas shtrimit me urgjencë në spital një javë më parë për shkak të një overdoze, ylli 25-vjeçar do të nisë kurat në një qendër rehabilitimi ashtu siç u ka premtuar prindërve të saj.

Demi do të lërë Cedars-Sinai Medical Center të Los Anxhelesit dhe do të kthehet në një qendër rehabilitimi deri në një afat të papërcaktuar. “Do ta bëjë për shëndetin e saj dhe për prindërit, që me të drejtë janë shqetësuar” – ka thënë një burim për HollywoodLife.