.

Foto/ Ja si duket Xhensila Myrtezaj pas lindjes së vajzës

 

Gati para këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze. Ata e pagëzuan atë me emrin Ajka.

Gjatë kësaj periudhe këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke qenë se i është dedikuar mëmësisë. Ndërkohë spitali ku Xhensila ndoqi shtatzëninë ka publikuar së fundmi një foto të çiftit të njohur, ku shihet sesi duket këngëtarja pas lindjes së vajzës.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjerë dhe pa pikë make up-i në fytyrë. Siç shihet Besi dhe Xhensila duken shumë të lumtur për ardhjen në jetë të Ajkës.